SHOWBIZ

Befason burri milioner i Adelina Tahirit, ja me çka e pret në shtëpi djalin e tij

Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia Adelina Tahiri, me 27 gusht është bërë nënë për herë të parë.

Ajo ka lindur djalin e saj, të cilin ka vendosur ta quaj Jon.

Gjatë shtatzënisë Adelina ishte pjesë e mediave rozë, ku u përfol për çdo moment që ajo e kaloi në këtë periudhë. Për djalin e saj Adelina me 18 gusht, kishte organizuar “Baby Shower”, për të cilin ishte përkujdesur deri në detajin më të vogël.

Dhurata të shumta për Jonin e vogël filluan të bëhen para se aj të vinte në jetë. Përpos festës së organizuar gjatë shtatzanisë nga Adelina, festa për Jonin vazhdoi edhe pas lindjes, shkruan rtv21.

Ishte vetë Adelina e cila mbrëmë ka publikuar disa fotografi nga atmosfera e kësaj feste, festë kjo e organizuar me tupanë e fyll, dhe valle shqiptare.

“Festimi për Princin tim të vogël”, kishte shkruar Adelina poshtë fotografive të publikuara në Instagram.

Ndërsa këngëtarja ka ndarë edhe një moment nga mëngjesi i saj i sotëm, ajo ka publikuar një video nga dhoma e spitalit e mbushur me balona ngjyrë të kaltër.

VIDEO

.