SPORT

Cfarë lajmi fantastik për Prishtinën dhe Plisat! Blerand Stavileci edhe 4 vite President i KB Prishtina

Sot Klubi i Basketbollit Prishtina mbajti Kuvendin e rregullt zgjedhor ku delegatët e pranishëm zgjodhën Presidentin dhe anëtarët e bordit.
Blerand Stavileci u zgjodh President edhe për 4 vite te tjera, në të cilat ka premtuar se do vazhdoj ta shkruaj historinë e klubit KB Prishtina së bashku me pjestarët e klubit Prishtinas.
Nën drejtimin e Blerand Stavilecit KB Prishtina ka shkëlqyer si në arenën vendore, por edhe në atë ndërkombëtare, kurse në këtë vit është ekipi i vetëm shqiptarë që merrë pjesë në Ligën e Kampionëve.

Ja dhe postimi i klubit ne faqen zyrtare:
Sot Klubi i Basketbollit Prishtina mbajti Kuvendin e rregullt zgjedhor ku delegatët e pranishëm zgjodhën Presidentin dhe anëtarët e bordit.

Me votim unanim, pa asnjë kundërshtim apo abstenim, kuvendi rizgjedhi Blerand Stavilecin President të klubit për edhe një mandat.

Përveç presidentit, anëtarët votuan edhe për bordin drejtues:

1. Lulzim Ibrahimi
2. Shkëlzen Fetiu
3. Agon Gashi
4. Burim Maraj
5. Veton Kajtazi
6. Astrit Leti

Gjithashtu u votua edhe për Këshillin Mbikqyrës, ku po ashtu me vota unanime u zgjodhën:

1. Artan Qerkini
2. Hyjnor Jasiqi
3. Ramadan Gagica

Prishtina në krye me presidentin Stavileci pati periudhën më të ndritur që prej themelimit.
Fillimisht gjithçka ndryshoi, u bëmë ekip model, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë, duke nisur nga organizimi, imazhi i klubit e deri te pjesëmarrja në garat ndërkombëtare, respektivisht në Balkan League, FIBA Europe Cup dhe së fundmi FIBA Champions League.
Në Evropë nuk ishim vetëm pjesëmarrës, por edhe fitues, kështu edhe ekipi ynë u bë një lloj “përfaqësuese” e të gjithë shqiptarëve.
Puna profesionale e klubit bëri që ekipi ynë të fitojë respekt në Evropë, duke u ftuar kështu rregullisht nga ligat prestigjioze si FIBA Europe Cup dhe nga Basketball Champions League.

Gjatë kësaj periudhe, klubi ynë fitoi 41 trofe, vendorë e ndërkombëtarë, gjë që paraqet rekord absolut.

Urime Blerand, urime kryetar!

Me Prishtinën për suksese të reja, për fitore dhe për rekorde!

#HajdePrishtinë
#ready4more

.