FUN

Çifti kapet mat duke bërë skena të nxehta në lokalin e kryeqytetit (FOTO)

Të gjithë ne kur shkojmë në ndonjë lokal për të konsumuar ndonjë kafe apo pije, mund të bëhemi dëshmitarë të ndonjë skene romantike mes një çifti.

Pavarësisht se në pjesën më të madhe të rasteve, lokalet kanë një hapësirë të veçantë për klientët që kërkojnë pak më shumë intimitet, nuk janë të pakta rastet kur skena disi “të nxehta” vihen re edhe në mes të lokalit.

Kështu disa persona të pranishëm në një lokal në Tiranë janë vënë në siklet kur pranë tyre një çift të rinjsh ishin duke “i dhënë ngrohtësi” njëri-tjetrit, në një mënyrë më “të nxehtë” se normalja. Ata shprehen se ndoshta ky nuk është vendi i duhur për shprehjen e afeksionit dhe se kjo skenë po i shqetësonte.

Ja se si shprehet njëri qytetarët e pranishëm në lidhje me këtë skenë që iu desh të shikonte në lokalin ku po pinte kafe:

Kane nje ore ketu ne kafe na i shpifen, s’na lane me pi kafe rehat! Get a room people!

.