SHOWBIZ

Dikur Noizy e shante atë, sot Dafina Zeqiri shfaqet në krahët e tij

Dafina Zeqiri dhe Noizy tashmë janë bërë miq tejet të mirë.

Është vetë reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy i cili para 6 viteve në këngën ‘OTR’ e shau Dafinën, shkruan lajmi net.

Krejt kjo pas konfliktit që Noizy kishte me Ledri Vulën e që në atë kohë, këngëtarja Zeqiri ishte e dashura e tij.

Megjithatë, Dafina në llogarinë personale, Instagram ka pozuar në krahët e Noizyt teksa shkruan: “A mdon mu a don noizyn”.

Sido që të jetë dyshja janë aktiv edhe në mbrëmje muzikore, madje performojnë në të njëjtën skenë./Lajmi.net/

.