SPORT

KB Prishtina nuk po ndalet! Transferon reprezentuesin Belg Khalid Boukichou

Skuadra nga Prishtina Z Mobile Prishtina ka transferuar edhe një basketbollist dhe bëhet fjalë për qendrën Belge Khalid Boukichou.

Skuadra nga kryeqyteti është duke u bërë gati për Ligën e Kampionëve dhe është duke bërë një ekip të fortë për të qenë konkurentë i denjë për garat Evropiane.

Ja dhe postimi i plotë i klubit:

Reprezentuesi belg, Khalid Boukichou, qendra e re e KB Prishtina

Reprezentuesi BeIg, si dhe lojtari shumë vjecar i kampionit BeIg, Telenet BC Oostende, i bashkohet KB Prishtina. Boukichou është i gjatë 208 centimetra, lojtar i pozitës 5.

Khalid është fizikisht dominant nën trapez. Posedon repertuar të gjerë ofanziv nën dhe rreth trapez. Si tipar që vlen të theksohet është loja, pothuajse e pandalshme me shpinë. Khalid, gjithashtu shquhet me lojë pick & roll si dhe pick & pop.

#HajdePrishtinë
#ready4more

.