LAJME

Kështu u përgjigj Veseli, kur u pyet se a do të jap voton për ‘rrëzimin’ e Kryeministrit Haradinajt!

Kadri Veseli ka thënë se nuk do ta jap voton për rrëzimin e Ramush Haradinajt derisa ai punon për interesat e këtij vendi, shkruan Gazeta Blic.

“Unë e kam votuar Ramush Haradinajn për katër vjet që të udhëheq me vendin, përderisa punon për interesat e qytetarëve nuk do ta rrëzoj”, ka thënë Veseli, përcjell Gazeta Blic.

I pari i Partisë Demokratike këtë gjë e ka bërë gjatë një konference për media, në të cilën ka folur edhe për thirrjen e partive opozitar për seancën e jashtëzakonshme.

Tutje, Veseli ka thënë se PDK do të marrë pjesë në Seancën e thirrur nga opozita në të cilën do të tentohet të votohet një rezolutë që ndalon Thaçin që të flasë me Serbinë për çështjen e territorit.

Veseli ka thënë se kjo nismë e opozitës është e rrezikshme.

Madje ai ka thënë se iniciativa e opozitës është një skenar jashtë interesave të qytetarëve të vendit.

“Do të jemi në Seancë do të flasim qartë për qëndrimet tona, do ta përmendim luftën e pastër të UÇK-së dhe do t’i mbrojmë interesat e qytetarëve tanë”, ka thënë ai.

Gjatë fjalimit të tij ai ka thënë se PDK do të punojë për interesat e vendit dhe qytetarëve të saj, teksa ka bërë thirrje që mos të përdoret kjo temë për interesa elektorale.

.