FUN

Kishte detyrë shtëpie “Skënderbeun”, befason mesuesen se çfarë shkruan kjo vajzë e vogël (FOTO)

“Shkruani për Skënderbeun”. Ishte kjo tema që mësuesja u kishte dhënë në klasë, por një vajzë e vogël (tifoze e Tiranës) e kishte keqkuptuar. Fjalët e vajzës në fletoren e detyrave të shtëpisë janë: “Skënderbeu është kampion për gjashtë vjet rradhaz. Skënderbeu mundi Flamurtarin. Skënderbeu se la Partizanin të dilte kampion”, shkruan Express, përcjell Portalb.mk.

Mësuesja kishte pasur në mendje Heroin Kombëtar, por ndryshe kishte menduar vajza. Historinë e bën publike babai i saj Ilir Hoxholli.

Ai publikoi fletën e detyres së shtëpisë së vajzës duke shkruar: “Mësuesja i jep detyrë gocës të shkruaj për Skënderbeun, po si mund të shkruaj ndryshe danoçja e Tironës. Ç’na ka gjet. Ta pyesim nesër mësuesen e kishte për heroin kombëtar apo për ekipin e Skënderbeut”.

.

384 Comments

Click here to post a comment