LAJME

Kryetari i Rinisë Demokratike në Prishtinë, takohet me ministrin Kujtim Gashi

Kryetari Rinisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë Vivianit Fejza, se bashku me të gjithë antarët e Rinisë Demokratike dega në Prishtinë, sot kanë vizituar Minstrin e Kulturës z.Kujtim Gashi shkruan GazetaPrishtina

Në këtë takim kryetari Fejza dhe Minstri Gashi u zotuan për ti përmirësuar kushtet e të rinjëve në kryeqytet dhe të punojnë më shumë në të mirën e Rinisë Prishtinase.

Ja dhe postimi i plotë i Kryetarit të RDK-së dega në Prishtinë

Takim me Ministrin Kujtim Gashi – Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

E falenderojmë për mikpritjen e ngrohtë dhe gatishmërinë për ta përkrahur rininë e Prishtinës lidhur me iniciativat e ndryshme kontribut-dhënëse në përmirësimin e mirëqenies së tyre.

Përveç tjerash, e falenderuam për kontributin e dhënë në përshpejtimin e punëve për përfundimin në kohë të punimeve në stadiumin “Fadil Vokrri” ku përfaqësuesja e Kosovës tani e tutje do ti zhvilloj ndeshjet në shtëpi⚽️🇽🇰👌
#DekadaeRe #Prishtinë👍

.