SHOWBIZ

Ku janë Noga dhe Kristela Gjoka sot, pas divorcit, ‘abortit’ dhe akuzave?

Reperi kosovar Noga dhe modelja Kristela Gjoka ishin një ndër çiftet më të dashur të showbizit. Ata dukeshin shumë të dashuruar nga postimet që bënin, udhëtimet në destinacionet kryesore europiane, dhuratat që shkëmbenin, etj, duke menduar se ishin shpirti binjak i njëri-tjetrit.

E në fakt kështu u mendua edhe kur ata u martuan sëbashku në një dasmë madhështore më 17 Qershor të vitit të kaluar e cila u përfol asokohe se kushtoi plot 70 mijë euro, por nuk zgjati shumë.
Vetëm 3 javë pas dasmës, mediat kosovare bënë të ditur divorcin e dyshes, i cili pasoi me një sërë akuzash nga të dyja palët. U fol se arsyeja ishte mospranimi i Kristelës për të jetuar me motrën dhe nënën e reperit, por Noga akuzoi ish-partneren se ajo kishte abortuar në muajin e 6-të të shtatzanisë duke kërkuar që ajo të arrestohej për këtë si dhe faktin e vjedhjes së makinës së tij luksoze. Nga ana tjetër modelja deklaroi se ajo nuk kishte qënë asnjëherë në pritje të një fëmije. Por, ku janë ata sot?
Noga vazhdon jetën e tij luksoze, makinat e shtrenjta si dhe është pjesë e labelit ‘Babastars’ me anëtarët e së cilit poston shumë foto si Cozman, Getoar Selimi etj. Ai ka njoftuar se shumë shpejt do të vijë me projekte të reja në muzikë ndërkohë që jeton në Prishtinë. Kristela nga ana tjetër, është bërë shumë e ‘heshtur’ në rrjetet sociale, ndryshe nga vitet e kaluara. Ajo poston shumë rrallë si në Facebook ashtu edhe në Instagram dhe nuk e kemi parë në asnjë televizion apo diku tjetër, duke marrë parasysh që në Gusht të vitit të kaluar ajo deklaroi se po merrej me një projekt të rëndësishëm.

.

6,902 Comments

Click here to post a comment