SHOWBIZ

Kur Dafina Zeqiri shpëtheu në lot në emision teksa foli për nënën e saj

Këngëtarja kosovare, Dafina Zeqiri ka treguar një tjetër anë të saj në karakteret, ndjeshmërinë. Teksa ishte e ftuar në emisionin “1 kafe me Labin”, Dafyy ka qarë.

Prezantuesi, Labinot Gashi teksa është ndalur tek vdekja e nënës së motrave Ismaili, Dafina është prekur shumë nga kjo temë duke treguar anën e saj të ndjeshme në lidhje me nënën e saj, ka shpërthyer në lot.

Ajo ka sqaruar se me Zanfinën nuk është e vërtetë se nuk flet më, thjeshtë janë shkëputur pa ndonjë arsye ose “sherr”.

Sakaq, këngëtarja ka shprehur sërish ngushëllimet publike për Monën dhe tregon sa e lidhur është ajo me nënën e saj dhe se e kupton dhimbjen e motrave Ismaili, pasi edhe Dafina po përballet me disa operacione që nëna e saj i është nënshtruar.

.