LAJME

Liderët flasin për shkëmbime territoresh, të rinjtë mendojnë largimin nga vendi

Derisa liderët shtetëror të Kosovës po diskutojnë për ‘korrigjimin e kufijve’ mes Kosovës dhe Serbisë, në anën tjetër dhjetëra qytetarë po presin në radhë për të hyrë në kurset e gjuhës gjermane, kusht ky që duhet plotësuar për marrjen e një vize, shkruan “Zëri.info”.

Në një fotografi të siguruar nga “Zëri.info”, shihen dhjetëra të rinj në radhë duke pritur për të hyrë në një kurs gjuhe, e cila përkon me rregullat që duhet ndjekur për marrjen e një vize.

Të rinjtë e Kosovës, shpëtimin e vetëm për një jetë më të mirë po e shohin të ‘ikin’ jashtë vendit.

Kjo fotografi është bërë gjatë ditës së sotme në një qendër për kurse në lagjen “Pejton” të Prishtinës. /Zëri

.