LAJME

Lushtaku e sulmon fizikisht avokatin Mahmut Halimi në Gjykatën Themelore të Mitrovicës

Avokati, Mahmut Halimi është sulmuar fizikisht sot në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

“Gazeta Blic” merr vesh se sulmuesi është Sabit Lushtaku, dëshmitar në rastin e të pandehurit, Driton Latifit.

I kontaktuar nga “Gazeta Blic” avokati, Halimi ka treguar se sulmi ndaj tij ndodhi gjatë seancës gjyqësore, më saktësisht derisa po e merrte në pyetje dëshmitarin.

“Po me ka sulmuar bajagi mirë”, tha Halimi derisa po merrte trajtim mjekësor në spitalin Rajonal të Mitrovicës.

.