SHOWBIZ

Miss Shqipëria 2017, fiton 16 vjeçarja Alessia Çoku (FOTO)

Nga Tepelena, Miss Shqipëria e këtij viti zgjodhi më të bukurën e trojeve shqiptare. Në një spektakël unik me veçantinë e regjinë e producentit Petri Bozo, vajzat pjesëmarrëse sfiluan duke paraqitur bukurinë e tyre natyrale.

Spektakti pati dhe shumë artistë të ftuar të clët krijuan atmosferë, ku në fund u zgjodh më e bukura. Fituesja e Miss Shqipërisë së 19-të është Alessia Çoku.

16-vjeçarja me një bukuri klasike shqiptare dhe linja shumë të holla trupore, Alessia u ul në fronin e më të bukurës. Gjatë spektaklit u ndanë edhe çmimet Miss Interneti, Miss Press dhe Miss Miqësia.

Spektakli, në regjinë e producentit Petri Bozo u transmetua live nga TVSH dhe u prezantua nga Kastro Zizo dhe Einxhel Shkira. Ky Miss organizohej për herë të parë në kalanë e Ali Pashës në Tepelenë. / KultPlus.com

.

4,938 Comments

Click here to post a comment