SHËNDETI

Mjekët paralajmërojnë “Mos i injoroni këto 3 simptoma të çuditshme, mund të jenë shenjat e para të diabetit”

Shumë njerëz që preken nga diabeti i tipit 2 nuk ia kanë idenë që janë të sëmurë derisa analizat e gjakut të tregojnë për nivele jonormale të sheqerit në gjak, apo derisa sëmundja të përparojë dhe të fillojnë të shfaqen ndërlikimet e para serioze në shëndet.
Në pjesën më të madhe rasteve, pacienti nuk e kupton që ka diabet pasi nuk shfaq asnjë shenjë si urinimi i shpeshtë, humbja ose shtimi në peshë, etja e shtuar etj. Në disa raste si shfaq disa “shenja tinëzare”, që mund të ngatërrohen lehtësisht, si nga profesionistët e mjekësisë ashtu edhe pacientët. Nëse po përjetoni një nga këto simptoma, siguroheni të konsultoheni me një mjek, transmeton living.al.

1.Probleme me mishrat e dhëmbëve: Sipas një studimi të ri të publikuar në revistën ”BMJ Open Diabetes Research & Care”, peridioniti, njohur ndryshe si sëmundja e mishrave të dhëmbëve, mund të jetë një nga shenjat e para të diabetit të tipit 2. Studimi ka zbuluar se njerëzit që kanë probleme me mishrat e dhëmbëve, janë më të rrezikuar nga diabeti dhe prediabeti, Lidhja mes sëmundjes së mishrave të dhëmbëve dhe diabetit nuk është e re. Inflamacioni i shkaktuar nga sëmundja e mishrave të dhëmbëve ka si fillim të njëjtët faktorë që janë përgjegjës për nivelin e lartë të sheqerit në gjak që shkakton diabetin.

2.Njolla të errëta në lëkurë: Shumë kohë para se të shfaqet diabeti, mund të vëreni njolla apo vija të errëta në pjesën e pasme të qafës. Kjo gjendje, e quajtur ndryshe “acanthosis nigrican”, është zakonisht shenjë e rezistencës ndaj insulinës, që mund të çojë në zhvillimin e diabetit. Në raste më të rralla, kjo gjendje mund të shkaktohet edhe nga cistet e vezoreve, çrregullimi hormonal ose i tiroides, madje edhe nga kanceri. Ilaçe të caktuara dhe suplemente, përfshirë edhe pilulat për kontrollin e lindjeve, mund të jenë gjithashtu përgjegjëse.

3.Mpirje të këmbëve dhe duarve: Rreth 10%-20% e njerëzve të diagnostikuar me diabet kanë dëmtim të nervave të lidhura me këtë sëmundje. Në fazat e hershme mund të jetë e vështirë për t’u pikasur. Mund të ndjeni mpirje në këmbë dhe mungesë ekuilibri. Këto ndjesi të çuditshme mund të shakktoehn edhe nga diçka e thjeshtë si veshja e këpucëve me taka të larta ose qëndrimi në një vend për një kohë të gjatë. Megjithatë mund të shkaktohen edhe nga gjendje serioze, si skleroza e shumëfishtë , prandaj është shumë e rëndësishme që të konsultoheni me një mjek.

.