LAJME

Momenti kur aktivistët e Vetëvendosjes e sulmuan objektin e Qeverisë (Video)

Marshi protestues i Vetëvendosjes në një vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, nuk ka përfunduar i qetë.

Aktivistët e kësaj partie kanë sulmuar me gurë dhe me ngjyrë objektin e Qeverisë së Kosovës, shkruan lajmi.net

Kjo ndodhi në momentin kur para qeverisë po vendosej një parullë me kërkesa për zbardhjen e rastit Dehari.

Kjo ndodhi pasi në vendin e ngjarjes nuk kishte numër të madh të policëve.

Kurse gjatë kësaj ngjarje, një aktivist i VV-së është arrestuar.

Ndryshe, Vetëvendosje i dha një ultimatum qeverisë deri më 5 shkurt që t’i zbatojë kërkesat e saj.

Në këtë marsh morën pjesë edhe familjarët e Astrit Deharit, dhe shumë qytetarë.

Atyre iu drejtuan Albin Kurti, Visar Ymeri shoqëria dhe familja e të ndjerit.

Më 5 nëntor, Astrit Dehari kishte vdekur në burgun e Prizrenit, ku ishte në paraburgim si i dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit.

Momentin e sulmit ndaj objektit të qeverisë, mund ta shikoni pas minutës së 46-të. /Lajmi.net/

LIVE: Vetëvendosje organizon marsh protestues, në 1 vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit

Posted by lajmi.net on Sonntag, 5. November 2017

.

20,617 Comments

Click here to post a comment