OPINIONE

Nëse Ramush Haradinaj është “kryqëzuar” që ka bërë koalicion me PDK-në, a nuk duhen “kryqëzuar” edhe Visar Ymeri e Albin Kurti nëse bëjnë koalicion me LDK-në.

Shkruan Agron Halitaj
Nëse Ramush Haradinaj është “kryqëzuar” që ka bërë koalicion me PDK-në, a nuk duhen “kryqëzuar” edhe Visar Ymeri e Albin Kurti nëse bëjnë koalicion me LDK-në.
Pse duhen të merren kaq normale bisedat që po zhvillohen mes anëtarëve të LDK-së dhe atyre të VV-së për një bashkëqeverisje të mundshme.
Shtrohen pyetjet:
Rrëzimin e kujt e ndihmoj VV-ja?
Zyrtarëve të cilës parti ua zverdhte kokat me vezë?
Kë e akuzonte për shitje të interesit shtetëror?
Kujt i përgatiste dosje për keqpërdorime?
Kë e quante “tradhtar” e të “pabesë”?…
Thjesht- çka paska ndodhur në LDK, që tash janë të pranueshëm për VV-në. A mos është ndërruar lideri i partisë. A nuk janë ende e njëjta strukturë e njerëzve që i rrijnë si aureol Mustafës. A mund t’u besohet tash të njëjtëve se do të qeverisinë mirë në të ardhmen. Apo mos në VV janë shtuar epshet për pushtet dhe me çdo mjet synohet të arrihet objektivi.
Nëse Haradinaj ka gjuajtur me harta, ka shtyrë policë e ka protestuar me gazë lotësjellës, dhe në fund është tunduar nga oferta për kryeministër që ja bëri Kadri Veseli, a nuk janë rrugës së tundimit edhe zyrtarët e VV-së?.
Moral të dyfishtë s’është mirë të ketë!

Opinioni është publikuar pa ndërhyrje/GazetaPrishtina

.

1,964 Comments

Click here to post a comment