SPORT

“Paulinho do t’i habisë skeptikët me aftësitë e tij”

Mbrojtësi brazilian i Atletico Madridit, Filipe Luis beson se transferimi i ri i Barcelonës, Paulinho do të habisë shumë njerëz pasi shumë nga tifozët e klubit e pyetën rreth nënshkrimit të tij nga klubi katalunas.

Filipe Luis, i cili është një shok mesfushorit tek kombëtarja braziliane, i nënshkruar nga Guangzhou Evergrande për 40 milionë euro në muajin korrik nga Barcelona ka thënë se Paulinho do t’i befasojë skeptikët me aftësitë e tij.

“Paulinho do të habisë shumë njerëz me aftësitë e tij”, ka thënë fillimisht Filipe Luis për revistën Panenka.

“Nëse ai nuk arrin të përshtatet në Barcelonë atëherë ai me siguri do të përshtatej në Atletico!”, përfundoi mbrojtësi brazilian.

Braziliani gjithashtu foli edhe për Neymarit, të cilin e cilësoj si një lojtar të mirë dhe e vlerësoi pozitivisht transferimin e tij te PSG, teksa për Lionel Messin tha se e admiron si futbollist. /Telegrafi/

.

496 Comments

Click here to post a comment