LAJME

Plas debati, Elvis Naçi: Gruaja duhet t’i zbukurohet burrit (VIDEO)

Psikologja e njohur, Denata Toçe, ka thënë se jo gjithmonë pritshmëritë e mashkullit dhe femrës mund të plotësohen.

“Në sytë e një gruaje, një mashull 199 kg nuk është i këndshëm, ka studime që tregojnë se marrëdhëniet bëhen problematike. Mos të kujtojmë ne se një grua 150 kg është atraktive. Ju keni bërë deklarata që shkojnë nga një ekstrem në tjetrin.

….

Imami i njohur shqiptar, Elvis Naçi është i ftuar në emisionin “Opinion”, në TV KLAN.

Në këtë debatë po diskutohet për rolin e femrës sipas fesë islame, dhe në përgjithësi për raportet e saj me bashkëshortin.

“Një pjesë e femrave e paskan shumë problem që për bashkëshortët e juaj të mundoheni maksimalisht me besnikëri, të krijoni një performancë të duhur. Kur shkojmë në dasëm do me thënë rrimë 4 orë tek floktarja, dhe burrat duke blerë costume me radhë, pra sa të kemi mundesi të transmetojmë edhe brenda familjes”, ka thënë Naçi.

Nga ana e saj, prezantuesja e njohur Fatma Met’hasani, thotë se e sheh të paarsyeshme të rregullohet për bashkëshortin.

Sipas saj, në radhë të parë atë duhet ta bëjë për veten e saj.

“Kam bërë një status që ne duhet t’i edukojmë gocat mos të bëhen të bukura për burrin. Pse t’i dalë burrit si e bukura, s’jam plaçkë e tij, dhe unë duhet të jem gjithmonë e bukur dhe e gatshmë sa herë që ai të dojë. Ka një gjë që unë duhet të nis nga respekti për veten time, të mbahem për veten time”, ka thënë Fatma.

Ndërkohë që debate është ende duke vazhduar …

.

400 Comments

Click here to post a comment