MISTERE / KONSPIRACIONE

“Porta e ferrit” po zgjerohet akoma më shumë, njerëzit në frikë për jetën e tyre

Krateri Batagai në Rrethin Verkhoyansky të Yakutia ka habitur shkencëtarët.

Njerëzit kanë frikë të shkojnë pranë kraterit masiv që papritmas u shfaq në zemrën e ngrirë të Siberisë.

Dhe ata kanë të drejtë të kenë frikë.

Tashmë rreth një kilometër e gjatë dhe 90 metra e thellë, e quajtur si “Porta e ferrit”, ajo po zgjerohet deri në 20 metra në vit, duke e bërë të vazhdojë akoma.

Zgjerimi i saj përfaqëson frikë më të madhe për njerëzit, sepse përmban sasi të mëdha të metanit, një gaz serrë shumë më i fuqishëm se dyoksidi i karbonit.

Natyra e vendit misterioz me formë të pazakontë është ende një çështje diskutimi.

Profesor Julian Murton, gjeolog në Universitetin e Sussex, sapo është kthyer nga një udhëtim në krater për të studiuar shkëmbinjtë e saj, të cilat ofrojnë një burim të ri të informacionit gjeologjik që potencialisht daton rreth 200,000 vjet.

Ai u shpreh:

Ndërsa ngrohja e klimës, mendoj se nuk ka hije dyshimi se do të ngrohet, ne do të kemi rritje të shkrirjes së kësaj toke. Do të ketë më shumë erozion të sipërfaqes së tokës. Unë mendoj se ka dëshmi në rritje gjatë dekadave të fundit se aktiviteti termokarst në hemisferën veriore është rritur në masë dhe intensitet. Megjithatë, kjo do të ndodhi dikur para se Siberia të fillojë të shkrihet në mënyrë dramatike. Ajo ende mund të përjetojë temperatura deri në minus -68°C.

.