SPORT

Pyetja e gazetarit të Klanit e bën të qesh Shevchenkon, por e nervozon zyrtarin ukrainas (VIDEO)

Pas ndeshjes në mes të Kosovës dhe Ukrainës, trajneri i ukrainasve dhe legjenda e futbollit botëror, Andriy Shevchenko, doli të mbajë një konferencë për media, bashkë me një zyrtar të federatës së Ukrainës.

Pas pyetjeve të gazetarëve ukrainas, u tha se tani kanë të drejtë të bëjnë pyetje dhe mediat shqiptare.

I pari nga gazetarët shqiptarë, mori fjalën gazetari i Klan Kosovës, Emanuell Syla, pyetja e të cilit e bëri të qeshë shumë Shevchenkon, por e inatosi zyrtarin ukrainas.

“Pyetja ime është shumë e thjeshtë”, i tha Syla Shevchenkos.

“Pas kësaj konference mund të bëjmë një foto bashkë?”.

Shevchenko u përgjigj; “jo vetëm një, por sa të duash”.

Ndërsa pas disa të qeshurave që shpërthyen në konferencë, zyrtari për media i Ukrainës tha se s’do të ishte mirë të bëhej shaka, por më mirë që pyetjet të jenë më serioze e të kenë të bëjnë me lojën Kosovë – Ukrainë.

Sheva më pas deklaroi se “pyetja ishte shumë në rregull, por zyrtari është shumë serioz, pasi të tillë e ka edhe punën, serioze”.

Siç duket ish-lojtari i Milanit e ka mbajtur fjalën, pasi Syla ka postuar pas konferencës një foto me legjendën në profilin e tij në Facebook.

.

22,401 Comments

Click here to post a comment