LAJME

“Rezultati i zgjedhjeve në Gjermani, katastrofë për demokracinë”

Udhëheqësi i Partisë Socialdemokratike të Gjermanisë, Martin Schulz, i është adresuar mbështetësve në Berlin, në pasditen e së dielës, pasi SPD ka dështuar të dalë e para në zgjedhjet federale në vend.

SPD ka marrë vetëm 20 për qind të votave, duke dalë e dyta, pas koalicionit CDU-CSU, që ka marrë 32.5 për qind të votave, sipas ‘exit poll’-eve.

Në vend të tretë kanë dalë ekstremistët djathtistë nga Alternativa për Gjermaninë, me 13.2 për qind të votave.

Martin Schulz, i cili ka kandiduar për postin e kancelarit, për të rivalizuar kancelaren aktuale, Angela Merkel, nga Unioni Kristiandemokratik (CDU), ka falënderuar mbështetësit dhe aktivistët e partisë, dhe të gjithë kandidatët, duke i veçuar sidomos socialistët e rinj.

Ai e ka quajtur rezultatin zgjedhor “katastrofë për demokracinë”.

“SPD qartazi nuk ka arritur të joshë bazën e partisë”, ka thënë Schulz në Berlin.

Megjithatë, ai ka treguar se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje si udhëheqës i socialdemokratëve.

“Gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm, ne do të ripozicionohemi – është detyrë e imja ta udhëheq këtë proces”, është shprehur Schulz.

.

7,616 Comments

Click here to post a comment