LAJME TECH

Shkollat profesionale për IT lehtësojnë punësimin në Gjermani

Sipas artikullit të publikuar kohë më parë në telegrafi.com, tregohet se në Gjermani është rritur numri i vizave të punës për 70% për shqiptarë, boshnjakë dhe të tjerë nga ballkani, vetëm në 8 muajt e parë të vitit 2017. “Die Welt” i kushton dy artikuj temës së punësimit të të huajve në Gjermani. Në tetë muajt e parë të vitit është rritur në 63.000 numri i vizave të punës të lëshuara nga Agjencia Federale e Punësimit”, shkruan gazeta „Die Welt”, duke iu referuar të dhënave që posedon nga kjo agjenci.

Sipas uebfaqes Make It In Germany, Gjermania ofron perspektive për profesionistët e IT-së. Vetëm gjatë vitit 2014, rreth 960,000 persona janë të punësuar në fusha të ndryshme të IT-së, me të hyra që e tejkalojnë shumën prej 63.3 miliard € për shtetin gjerman. Ofruesit e shërbimeve në teknologji informative, telekomunikim dhe shërbime të internetit përbëjnë punëdhënësin e dytë më të madh në industrinë gjermane. Sipas një ankete të bërë nga një kompani gjermane BITCOM, ka rezultuar se rreth dy të tretat (68%) e kompanive synojnë që të krijojnë vende të reja pune. Megjithatë, jo gjithmonë mund t’i gjejnë të gjithë punëtorët e kualifikuar në Gjermani. Prandaj, kjo rritje e numrit të vendeve të reja të punës për specialist të IT-së ka shënuar rritje të tregut.

Cacttus Education, si shkollë e lartë profesionale, synon t’i plotësojë kërkesat e tregut si vendor ashtu edhe ndërkombëtar për profesionistë të IT-së. Me fokus në anën praktike të studimeve dhe duke u bazuar në plan program ndërkombëtare, studimet në Cacttus Education nxjerrin profesionistë të aftë për t’u inkuadruar menjëherë në tregun e punës.

Studimet në njërin nga drejtimet: Administrim i Rrjeteve dhe Sistemeve apo Zhvillim i Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile, të përgatisin për të punuar në profesionet më të kërkuara në fushën e teknologjisë. Si rrjedhojë punësimi si brenda edhe jashtë vendit bëhet shumë më i lehtë. Duke pasur parasysh kërkesën e madhe ndërkombëtare në fushën e teknologjisë, veçanërisht në Gjermani, Cacttus Education përgatitë studentët për të qenë pjesë e fushës së teknologjisë në një nivel botëror.

REKLAMË E SPONSORIZUAR

REKLAMË E SPONSORIZUAR

REKKLAMË E SPONSORIZUAR

.

1,417 Comments

Click here to post a comment