SPORT

Stadiumi i Kosovës në Drenas apo Bernicë? Befason Fadil Vokrri

Numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka zbuluar se FFK-ja nuk është në dijeni për ndërrimin e lokacionit për ndërtimin e stadiumit të Kosovës, por kjo nuk e preokupon shumë aq sa është i brengosur me punimet që po bëhen në stadiumin e Prishtinës.

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve kohë më parë kishte përcaktuar lokacion Bërnicën e Poshtme, që ndodhet 4.5 km nga qendra e Prishtinës, në një hapësirë prej rreth 38 hektarësh për ndërtimin e një stadiumi Olimpik.

Por, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë pjesëmarrjes në konferencën e tetë të kryetarëve të Kuvendeve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Budapest, tha se Kosova do të ndërtojë Stadiumin Olimpik në Drenas.

Për këtë ndërrim lokacioni FFK-ja ditë më parë tha se nuk është në dijeni, por numri një i Federatës, Fadil Vokrri, tha për RTK-në se më shumë është i shqetësuar për punimet në stadiumin e Prishtinës, që është dashur të përfundojnë kohë më parë.

“Prioriteti kyç është që të përfundojnë punimet sa më parë në stadiumin e Prishtinës, ndërsa ai Nacional nuk është me rëndësi ku ndërtohet”, tha Vokrri.

“Nuk jemi ne në dijeni nëse ka probleme të tilla, por edhe nëse ka, neve nuk na preukupon shumë sepse siç e thash edhe më parë prioritet është përfundimi sa më parë i punimeve në stadiumin e Prishtinës”, shtoi Vokrri.

.

648 Comments

Click here to post a comment