LAJME

Veseli ‘shuplakë’ Thaçit e opozitës!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se territori i Kosovës është i pa prekshëm dhe i shenjtë, raporton Gazeta Blic.

“Qëndrimi ynë është shumë i qartë, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, kufijtë e saj janë të shenjtë”, ka thënë Veseli.

Gjatë konferencës i pari i PDK-së ka komentuar edhe iniciativën e opozitës për thirrje të Seancën se jashtëzakonshme me qëllim ndalim e diskutimit të Thaçit për territorin e Kosovës.

“Thirrja e seancës së jashtëzakonshme nga opozita është dëmi më i madh që i sjellët Kosovës”, tha ai

Sipas tij ky është një skenar jashtë interesave të qytetarëve të vendit.

Ngritja e këtij diskursi të brendshëm politik është i rrezikshëm, ka thënë ai, raporton Gazeta Blic.

Veseli ka thënë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe se nuk duhet të përdoret kjo temë për qëllime elektorale.

Kryetari i PDK-së ka thënë se ai së bashku me deputetet e partisë së tij do të marrin pjesë në Seancën e thirrur nga opozita për të treguar qëndrimet që tashmë ata kanë.

.