SPORT

Zyrtare: Real Madridi transferon një sulmues të njohur

Real Madridi dhe Lyoni kanë rënë dakord për transferimin e lojtarit Mariano.

Mariano Diaz ka nënshkruar kontratë me Real Madridin për pesë vitet e ardhshme, shkruan GazetaBlic

Klubi i Real Madridit në një komunikatë ka konfirmuar se lojtari do të paraqitet për media këtë të premte, më 31 gusht, në ora 13:30, në Santiago Bernabeu.

Më pas, Mariano do të shkelë terrenin e Santiago Bernabeu me fanellën e Real Madridit dhe t’i shërbejë mediave në dhomën e shtypit.

Diaz ka qenë një nga sulmuesit më të mirë në Ligue 1, ku me golat e tij ka ndihmuar Lyonin të arrijë objektivat.

/GazetaBlic/

.